Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 12-të në tri ditë, kulmon të hënën me Partizani-Skënderbeu

Do të luhet në tri ditë dhe kulmon me kryesfidën Partizani-Skënderbeu. Është zyrtarizuar tanimë axhenda e javës së 12-të të Kategorisë Superiore, që hyn në fazën e saj më interesante me një fluks takimesh që deri në pauzën e Krishtlindjes do të thonë shumë mbi ambiciet e protagonistëve në garë. Interes i jashtëzakonshëm për sfidën që ngre siparin, këtë të shtunë, në orën 14. Nis gjithçka me Laçi- Kukësi, terren pa dyshim i vështirë nga duhet të nisë kthesën Mladen Milinkovic, që, së fundmi, është konfirmuar në stol, por i duhet të bëjë rezultat në fushën e një Laçi që ka fituar konturet e një skuadre të frikshme për cilindo kundërshtar në Kategorinë Superiore dhe vjen pas një barazimi në transfertë ndaj Luftëtarit. Projektorët të shtunën, në orën 17.00, do të jenë ndërkohë për Flamurtari – Teuta. Skuadra e Shpëtim Duros është e vetmja në këto javët e fundit që po mban hapin e Skënderbeut, duke rritur oreksin e tifozerisë vlonjate, dhe përballja me Teutën, që ka gjetur dy fitore radhazi, duke larguar hijet e krizës, do të jetë një provë domethënëse për vazhdimësinë e Flamurtarit. Axhenda e javës së 12-të vijon të dielën me dy takime që luhen njëkohësisht, në orën 14.00. Në “Loro Boriçi” luhet Vllaznia – Luftëtari, me shkodranët që do të shkojnë në këtë takim vetëm 3 ditë pas sfidës me Lushnjën, ndërsa për Luftëtarin kërkohet me çdo kusht një ndryshim kursi, pasi rrezikon seriozisht të përfshihet rrezikshëm në vorbullën e mbijetesës. Në stadiumin e Kamzës, në të njëjtën kohë, do të zbresin në fushë vendasit përballë Lushnjës. Skuadra e Ndreut është “hirushja” e kampionatit, por në përballjen e parë myzeqarët ditën t’i ndalnin në një barazim në shtëpinë e tyre, duke i shkaktuar Kamzës një ndër pengjet e pakta të fazës së parë. Qershia mbi tortë, të hënën. Në kryeqytet, në orën 17.00, luhet Partizani-Skënderbeu, sfidë që nuk ka shumë nevojë për prezantim, sidomos pas fitores domethënëse të Partizanit në fushën e Kukësit.

 

E shtunë 25 nëntor

Laçi-Kukësi                            14:00      SS3  SS3HD

Flamurtari-Teuta                  17:00      SS3  SS3HD

E diel, 26 nëntor

Vllaznia-Luftëtari                 14:00      SS3  SS3HD

Kamza-Lushnja                     14:00      SS5  SS5HD

E hënë, 27 nëntor

Partizani-Skënderbeu          17:00      SS3  SS3HD

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...