Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 13-të në dy ditë, “ndizet” të shtunën me Skënderbeu – Kukësi

Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë me disa përballje interesante të ndara në dy ditë, mes të shtunës dhe të dielës. Në Gjirokastër, të shtunën, në orën 13:00, Luftëtari pret Flamurtarin. Gjirokastritët, që këtë sezon kanë vetëm një fitore në shtëpi, do të kërkojnë të thyejnë mallkimin e vlonjatëve, ndaj të cilëve nuk kanë arritur asnjë sukses në 5 përballjet e fundit, pasi edhe sfida e parë e sezonit e luajtur në Vlorë u mbyll në barazim pa gola. Në po të njëjtën ditë, por në orën 17:00, Skënderbeu pret Kukësin në supersfidën e kësaj jave. Korçarët vijnë në këtë duel pas fitores së fazës së parë por mund të vuajnë kalendarin e ngjeshur, ndërsa në po të njëjtën orë Teuta pret Kamzën vetëm 3 ditë pas përballjes së Kupës, që u mbyll në barazim 1-1. Kalendari propozon edhe dy ndeshje të dielën, në orën 13:00. Lushnja kërkon t’i japë një shkëndijë sezonit, teksa pret në “Roza Haxhiu” Partizanin, ndërsa Vllaznia do të luajë një tjetër “finale” në “Loro Boriçi” kundër Laçit.

 

Java 13

E shtunë

Luftëtari – Flamurtari  (13:00)

Skënderbeu – Kukësi    (17:00)

Teuta – Kamza               (17:00)

E diel

Lushnja – Partizani      (13:00)

Vllaznia – Laci               (13:00)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...