Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Java e 15/ Drita udhëton në Podujevë, Liria pret kuqezinjtë e Flamurtarit

Vetëm 4 ditë më parë, Drita e drejtuar nga Shpëtim Duro prishi serinë prej disa fitoresh radhazi, pasi pësoi një gol në minutat e fundit të sfidës me Lirinë e Prizrenit dhe u detyrua të pranojë humbjen minimale me rezultatin 0-1.

Mesditën e sotme, në orën 13:30, gjilanasit kampionë në fuqi të kampionatit të Kosovës do të udhëtojnë drejt Podujevës, për t’u përballur me Llapin, në një sfidë shumë delikate, ku humbja do të “vriste” shpresat për të mbrojtur titullin.

Llapjanët janë një skuadër mjaft simpatike, që kanë pretendimet e tyre këtë sezon dhe mbajnë me meritë vendin e tretë të renditjes, me 7 pikë më pak se Prishtina kryesuese dhe 6 më pak se Feronikeli i vendit të dytë.

Po në të njëjtën orë, në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit, Liria do të presë kryeqytetasit e Flamurtarit, në një sfidë ku vendasit do të synojnë të marrin një tjetër fitore, për t’iu larguar sa më shpejt zonës së ftohtë të renditjes.

Prizrenasit vijnë me moral të lartë, pas fitores 0-1 në transfertën gjilanase ndaj Dritës, por përballë do të gjejnë një Flamurtar që e nisi mjaft mirë sezonin dhe aktualisht mban vendin e 5-të me 22 pikë.

Të dy sfidat do të startojnë në orën 13:30 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport 3 dhe 4, ashtu si të gjitha takimet e kampionatit kosovar të Futbollit, Ipko Superliga.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...