Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Java e 16-të nis sot, Ancelotti sfidon Guardiolën, Chelsea përballë surprizës Aston Villa!

Java e 15-të e Premier League i ka lënë menjëherë vend raundit të 16-të, i cili do të nisë këtë të hënë me 3 sfida shumë interesante dy prej të cilave do të keni mundësi t’i ndiqni në ekranin e Supersport. Vëmendja më e madhe është te dueli i mbrëmjes ai mes Everton dhe Manchester City-t. Skuadra e Ancelottit do të presë në Goodison Park ekipin e Guardiolës në një ndeshje ku fitorja do të ishte e domosdoshme në të dy kampet për t’u afruar sa më shumë me kreun. Mungesat janë evidente në të dyja skuadrat me Ancelottin që nuk do të mund të mbështetet dot te emra të rëndësishëm si Richarlison, Allan apo edhe Lucas Digne, ndërkohë që edhe Guardiola nuk ka në dispozicion të prekurit nga COVID-19 si Gabriel Jesus e Kyle Walker.

City ka fituar 3 transfertat e fundit në Goodison Park, por kjo ndeshje është ndryshe, pasi Everton vjen nga 4 fitore rresht në kampionat dhe aktualisht ndodhet në vendin e 2-të të renditjes me 3 pikë më shumë se Citiziens që gjithsesi kanë një ndeshje më tepër për të zhvilluar. Në orën 18:30 do të jetë radha e Chelsea-t që do të kërkojë të lërë pas zhgënjimin e humbjes në derbin ndaj Arsenalit në një takim delikat përballë Aston Villas. Nga 25 pikë kanë të dyja skuadrat në renditje, por Aston Villa ka bërë një sezon të përkryer deri tani pasi ka edhe 2 ndeshje më pak dhe do të kërkojë të bëjë surprizën edhe në Stamford Bridge duke shfrytëzuar momentin e artë që po kalon. Gjithsesi blutë pritet të reagojnë në këtë duel dhe të rikthehen te fitorja.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...