Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 17 nis nga Shkodra, Vllaznia synon rikthimin te fitorja

Është Vllaznia – Egnatia, sfida që do të çelë siparin e javës së 17-të të Abissnet Superiore, e veçantë për faktin se do të shtrihet në 4 ditë, nga kjo e premte e deri të hënën e ardhshme.

Në “Loro Boriçi” për kuqeblutë është obligim rikthimi te fitorja, Vllaznia u prezantua mjaft mirë në kryeqytet ndaj Tiranës kryesuese, ku i mungoi vetëm goli dhe rezultati 0-0 i rri ngushtë, por ndërkohë janë bërë 3 barazimet radhazi, me skuadrën e Brdariç që duhet të kthehet sa më shpejt te suksesi, në mënyrë që entuziazmi i lojës të përkojë dhe me ambiciet për sa i përket objektivave.

Në Shkodër shkon një Egnatia që mbetet një kantier në ndërtim, afrimet e fundit, një portier brazilian dhe ndihmësi Vitobello për trajnerin Zekeria Ramadani që e nisi 2022 me disfatën 3-0 përballë Partizanit.

Në 7 ndeshjet e fundit, 6 humbje dhe vetëm një fitore për formacionin rrogozhinas, dishezë që ka bërë që mbijetesa të kthehet në temë kryesore, pas një fillimi të mirë të kampionatit ku mund të hidhnin sytë nga zona europiane.

Skuadra i është nënshtruar një reformatimi thuajse të plotë gjatë kësaj merkatoje dimri, por koha nuk pret dhe ndërkohë Egnatias i duhet të rezistojë në Shkodër përballë një Vllaznie të etur për gola.

Formacioni i Brdaric shihet si një ndër pretendentët kryesorë për të rivalizuar Tiranën kryesuese në luftën për titull, por së fundmi është penalizuar nga mungesa e finalizimit, vetëm një gol në 3 ndeshjet e fundit, pavarësisht se skuadra krijon volum e raste pa fund, dhe një gol i shpejtë për shkodranët mbetet çelësi i suksesit për të mos komplikuar një sfidë ku zbresin në fushë me detyrimin për ta fituar.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...