Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Java e 17-të, Feronikeli synon kreun, Llapi dhe Gjilani sukseset në shtëpi

IPKO Superliga e Kosovës vijon rrugëtimin e saj edhe këtë fundjavë me javën e 17-të të kampionatit. Pas ndeshjeve të Digitalb Kupës në mesjavë sot luhen 4 sfidat e para të raundi, 3 prej të cilave mund t’i ndiqni live vetëm në Supersport. Feronikeli do të ketë mundësinë ideale për të marrë përkohësisht kreun sot pasi pret në shtëpi Flamurtarin. Skuadra e Zekerija Ramadanit nuk do ta ketë të lehtë ndaj ekipit kryeqytetas megjithatë në shtëpi formacioni nga Drenasi rrallë gabon. Një sfidë shumë interesante do të luhet edhe në Podujevë aty ku Llapi vendas pret Lirinë që di të surprizojë shpesh dhe tashmë ka një trajner italian në stol. Nuk duhet të gabojë as Gjilani që në shtëpi përballë Ferizajt do të luajë vetëm për 3 pikët ndërsa Drenica pritet ta ketë thjeshtë një formalitet suksesin ndaj KEK-ut që e ka prerë biletën për në ligën  e parë që në gjysmën e kampionatit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...