Abissnet Superiore

Java e 17-të, nga Ardit Deliu te Redon Xhixha, ja lojtarët që spikatën më shumë

Java e 17-të e Kategorisë Superiore prodhoi rezultate të pritshme por edhe rezultate surprizuese siç ishte barazimi i Partizanit ndaj Kastriotit dhe ai Vllaznisë ndaj Egnatias. Fitoren më bindëse në raundin e 17-të e mori Laçi që triumfoi 2-4 në sfidën ndaj Teutës, ndeshje që u luajt në Rrogozhinë. Për emisionin Analizë Superiore më i miri i kësaj sfide ishte Ardit Deliu që spikati me 2 gola, 1 asist dhe jo vetëm pasi ishte ndër më të mirët në çdo aspekt të lojës. Deliu kishte një përqindje të frikshme edhe përsa u përket, pasimeve të sakta, driblimeve dhe dueleve të fituara.

Tirana mori fitoren e parë për vitin 2022 pikërisht në derbin ndaj Dinamos falë një goli të vonë të Redon Xhixhës i cili u shpall edhe më i miri i ndeshjes në Analizë Superiore, pasi përveç golit, bëri edhe shumë gjëra të tjerë mirë në këtë sfidë.

Në sfidën mes Vllaznisë dhe Egantias ai që spikati më shumë te shkodranët ishte Ardit Krymi që shënoi golin e barazimit për Vllazninë por bëri edhe liderin e mesfushës sidomos në aspektin difensiv duke fituar 10 nga 10 duelet në të cilat mori pjesë.

Në Partizani-Kastrioti nëse në repartin sulmues ishte e vështirë të gjeje një element që spikati, që Partizani nuk pësoi në këtë ndeshje meritat shkojnë për Belicën që siç shihet qartë edhe në statistika bëri një paraqitje shumë pozitive.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency