Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 18-të nis me Kastrioti-Vllaznia, të dyja skuadrat kërkojnë maksimumin në Kamëz!

Java e 18-të e “Abissnet Superiore” nis me duelin Kastrioti-Vllaznia, sfidë e cila luhet në stadiumin e Kamzës duke filluar nga ora 13:45. Një përballje që vendos dy skuadra të ndryshme në objektiva, por edhe në formë, pasi krutanët në dy ndeshjet e para të vitit kanë bërë më mirë se shkodranët. Nevoja për pikë dhe për fitore qëndron në të dyja kampet, me Kastriotin që kërkon të ruaj ritmin dhe formën, ndërsa Vllaznia kërkon suksesin pas katër javësh pa fitore, me katër barazime radhazi.

Vllaznia ka humbur terren sa i përket garës për titullin kampion, pasi pozicionohet në vendin e katërt me 27 pikë, por në javët e fundit ka vuajtur mungesën e pikëve dhe po ashtu të golave. Në katër barazimet e fundit radhazi, skuadra e Brdaric ka shënuar vetëm dy gola, shumë pak për një skuadër që ka një organik të pasur, me shkodranët që krijojn volum, por vuajnë mungesën e finalizimit. Në krahun tjetër Kastrioti ka dhënë sinjale reagimi s ai përket zonës së mbijetesës dhe pse prej javësh qëndron në vendin e fundit, tani më me 12 pikë. Katër pikë në dy javë, një fitore përballë Teutës dhe një barazim pa gola ndaj Partizanit, situata është përmirësuar ndjeshëm duke ngushtuar distancën me rivalët direkt. Ekipi i Çelës po kalon një moment të mirë dhe ky është një fakt dhe për të përforcuar këtë mjafton të përmendet risia e këtij edicioni, dy ndeshje dhe asnjë gol i pësuar.

Emiljano Cela duhet ti bëjë llogaritë pa Adolf Selmanin, i cili do të jetë jashtë skuadrës për rreth dy javë dhe Edon Hasanin i cili ka patur probleme në ditët e fundit dhe pritet të mungojë ndaj Vllaznisë. Në kampion e shkodranëve, organika është e plotë, duke shtuar edhe rikthimin e Liridon Latifin, i cili mungojë në javën e kaluar ndaj Egnatias.

Sa i përket takimeve direkte, Vllaznia dominon, pasi në 28 perballjet e fundit, shkodranët numërojnë  15 fitore kundrejtë 7 të kastriotit, ndërsa 6 sfida jnaë mbyllur në barazim, me Vllazninë që ka shënuar plotë 44 gola, ndërsa Kastrioti krenohet me 26 gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...