Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 2-të luhet e gjitha të dielën, spikasin supersfidat Tirana-Teuta e Kukësi-Partizani!

Java e parë e Kategorisë Superiore e cila nisi me emocione dhe rezultate surprizë, i lë menjëherë vendin raundit të dytë të kampionatit i cili do të luhet i gjithi të dielën për t’i lënë vendin më pas ndeshjeve të kombëtares shqiptare, miqësores ndaj Kosovës dhe sfidave delikate ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Nations League. 4 takimet e para të javës do të luhen në orën 13:45 ndërsa takimi i Korçës mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në 16:45. Spikat mbi të gjitha dueli mes Tiranës dhe Teutës, dy skuadrave që pritet të rivalizojnë për titullin në këtë edicion pa harruar ndeshjen tjetër të orës 13:45 mes Kukësit dhe Partizanit, dy ekipeve që zhgënjyen në javën e parë me humbjet respektive ndaj Tiranës dhe Kastriotit. Po në këtë javë do luhen edhe dy sfida që mund të konsiderohen derbi për afërsinë e qyteteve. Laçi pret në Kurbin Kastriotin ndërkohë që Loni Papuçiu në Fier, Apolonia do sfidojë Bylisin.

Java e Dytë

E dielë, 8 Nëntor

Tirana-Teuta, ora 13:45

Laçi-Kastrioti, ora 13:45

Apolonia-Bylis, ora 13:45

Kukësi-Partizani, ora 13:45

Skënderbeu-Vllaznia, ora 16:45

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...