Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Java e 21-të starton në Prizren, Liria pret Feronikelin

Liria dhe Feronikeli do të jetë përballë njëra-tjetrën në stadiumin “Përparim Thaçi”, në Prizren, për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të. Të dy skuadrat kanë nga 31 pikë në tabelën e renditjes dhe do të kërkojnë fitoren, për t’u përfshirë në garën për titullin kampion.

Liria vjen në këtë takim pas humbjes në minutat shtesë ndaj Gjilanit, në transfertë dhe do të tentojë që me një fitore, të rikthejë qetësinë dhe të bëjë hapa përpara në renditje.

Skuadra e drejtuar nga Blendi Shkëmbi po etiketohet si ‘skuadër shtëpie’, pasi ka vetëm një fitore në udhëtim, pikërisht atë ndaj Feronikelit, në sezonin e kaluar.

Në Tetor të vitit të kaluar, Liria fitoi 0-1 në Drenas, falë golit të shënuar nga Magani. Nga ana tjetër, Feronikeli vjen pas fitores minimale ndaj Flamurtarit dhe do të kërkojë të njëjtën gjë edhe në Prizren.

Në ‘Përparim Thaçi’ pritet një sfidë e hapur, pasi të dy skuadrat shquhen për një lojë sulmuese. Takimi do të luhet të premten në orën 13:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...