Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Java e 23-të, Liria beson te titulli, pret Vëllaznimin në Prizren

Liria e Prizrenit kërkon fitoren e tretë radhazi në Vala Superligë, pasi të mërkurën pasdite në stadiumin “Përparim Thaqi” pret rivalin rajonal, Vëllaznimin.

Duke e parë se Liria tashmë është e treta në tabelë me vetëm 5 pikë më pak se Prishtina kryesuese, trajneri Bledi Shkëmbi nuk mund ta fshehë rastin që po i ofrohet, titulli i kampionit, pasi skuadra e tij po luan mirë, po fiton ndaj rivalëve të mëdhenj dhe me këtë ritëm Liria mund të shkojë shumë larg këtë edicion garash.

Për ta vazhduar hapin me liderët Liria duhet të mposhtë Vëllaznimin, që është në një seri të mirë rezultatesh dhe në Prizren sigurisht nuk do të shkoj vetëm për piknik.

Gjakovarët, të stimuluar tej mase pas kualifikimit në gjysmëfinale të Digitalb Kupës, do të tentojnë që për herë të dytë në këtë edicion të nxjerrin pikë në Prizren, pas atij barazimi befasues 2:2 në vjeshtë, kur Liria kishte epërsinë e dy golave, por në fund skuadrat i ndanë pikët.

Lirisë për këtë ndeshje të rëndësishme i kthehen nga suspendimet dy lojtarë shumë domethënës, Meriton Korenica dhe Alush Gavazaj, ndërsa do të mungojë vetëm Florent Avdyli për shkak kartonësh.

Nga ana tjetër, Vëllaznimit do t’i mungojë vetëm një lojtar, që mbetet ndër më të rëndësishmit, mbrojtësi i djathtë Besnik Krasniqi, i cili në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Flamurtarit shënoi golin e dytë, por ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe në Prizren do të jetë vetëm spektator.

Ndeshja Liria-Vëllaznimi luhet të mërkurën nga ora 14.00, dhe transmetohet direkt në Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...