Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 24-t luhet e gjitha të shtunën, spikat Partizani-Luftëtari

Java e 24-t e Kategorisë Superiore premton një sëri përballjesh interesante. Pesë ndeshjet e kësaj jave do të luhen ditën e shtunë, ku do të jenë të ndara në dy fasha oraresh. Tre prej tyre do të luhen do të luhen në orën 14:00, ndërsa 2 të tjerat në orën 17:00.

Kukësi do të presë në shtëpi skuadrën e Teutës. Për verilindorët zona europiane ende nuk është garantuar, nisur nga kjo në këtë sfidë hapat e gabuar janë të ndaluar. Sidoqoftë formë e skuadrës së Pacult i sheh ata si favorit. Në krahun tjetër është Teuta. Barazimi i fundit i siguruar falë portierit Moçka, e çon në tre numrin e ndeshjeve rradhazi pa humbje, ndërkohë që pikë do të kërkohen sërish edhe në këtë transfertë delikate, për t’i qëndruar larg zonës së ftohtë. Kukësi-Teuta do të startojë në orën 14:00.

Laçi-Flamurtari është një tjetër takim që nuk duhet humbur. Përballje me aromë europe. Të dyja skuadrat kanë humbur në ndeshjet e tyre të fundit, kuqezinjtë ndaj Luftëtarit dhe Laçi në transfertën ndaj Skëndërbeut. Momentalisht klubi vlonjat qëndron tre pikë para kurbinasve dhe synimi i tyre është të blindojnë vendin e tretë. Një ndeshje që nuk ka favorit, pasi europa është synim i përbashkët. Laçi Flamurtari do të luhet në orën 14.

Kamza pret Vllazninë me këta të fundit që vazhdojnë të ndjejnë rrezikun e rënies nga kategoria, e me Kamzën që do të tentojë të mos gabojë në stadiumin e saj. Sigurisht që pritet impenjim më i madh nga ana kuqebluve të cilët në ndeshjen e tyre të fundit në transfertë u mposhtën me rezultat minimal 1-0 në transfertën ndaj Laçit. Gjithashtu dhe ky do të takim do të luhet në orën 14:00.

Klevis Dalipi do të bëjë debutimin e tij pas emërimit në krye të stolit të Partizanit, në transfertën ndaj Luftëtarit. 15-herë kampionët do të kërkojnë të hakmerren për atë humbje të thellë në gjirokastër 5-0. Përtej dëshirës misioni duket i vështirë, por jo i pamundur me bluzinjtë që po kalojnë një periudhë pozitive. Partizani-Luftëtari do të luhet në orën 17:00.

Në po të njëjtin orar do të zhvillohet dhe ndeshja Skëndërbeu-Lushnja. Për klubin korçar 3 pikët duken thjesht dhe vetëm cështje formaliteti, me lagunarët që tashmë e kanë prerë biletën e tyre për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...