Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Java e 25-të mbyllet me sfidat Ballkani-Trepça ’89 dhe Feronikeli-Llapi!

Java e 25-të e IPKO Superligës së Kosovës vijon këtë të dielë në ekranin e Supersport, me dy sfidat e fundit të këtij raundi. Spikat mbi të gjitha takimi mes Ballkanit dhe Trepça ’89 një sfidë të cilën skuadra e Ismet Munishit do të kërkojë ta fitojë me çdo kusht, sepse aktualisht ka zbritur në vendin e 4-t të renditjes. 4 barazimet radhazi mes kampionatit dhe Digitalb Kupës kanë prishur disi qetësinë te skuadra nga Suhareka, megjithatë kualifikimi në finalen e Digitalb Kupës falë golit në fushë kundërshtare, ka rikthyer entuziazmin dhe ndaj skuadrës mitrovicase Ballkani do të bëjë çmos për të marrë tre pikët dhe për ta shkurtuar sërish në -3 disavantazhin ndaj Dritës kryesuese. Në orën 17:00 në Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën mes Feronikelit dhe Llapit. Për skuadrën nga Drenasi, me eliminimin nga Kupa, kampionati mbetet e vetmja mundësi për të kapur Europën, por mundësitë për t’u renditur në 3-shen e parë janë të pakta duke parë ecurinë e Dritës, Prishtinës apo edhe Ballkanit e Gjilanit. Gjithsesi mes Feronikelit dhe Llapit parashikohet një duel interesant mes dy skuadrave që skanë asgjë për të humbur dhe që do t’u bënin punë vetëm 3 pikët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...