Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 28 vjen në 3 ditë, spikat Flamurtari-Skënderbeu

Kategoria Superiore do të startojë në fundjavë me fazën e 4-t dhe të fundit të sezonit 2017-2018, ndërsa lufta është ende shumë e ‘zjarrtë’ për Europën dhe mbijetesën. Java e 28 do të luhet në fundjavë, ndërsa FSHF e ka ndarë në 3 ditë të ndryshme, të shtunë, të diel dhe të hënë.

Kështu Vllaznia-Lushnja dhe Luftëtari-Teuta do të jenë të parat që do të luhen, mesditën e të shtunës, në orën 14:00. Shkodranët dhe durrsakët janë skuadrat që po garojnë ashpër për mbijetesën dhe Federata ka vendosur që këto dy skuadra të luajnë sërish në të njëjtin orar.

Të dielën do të mund të ndjekim dy sfida të tjera, ku Kamza do të synojë rikthimin te fitorja, në sfidën përballë Kukësit, ndërsa Laçi do të presë Partizanin, në një sfidë të drejtpërdrejtë për Europën. Edhe këto dy ndeshje do të startojnë në orën 14:00 dhe do të transmetohen në Supersport.

Kryendeshja e javës së 28, ajo mes Flamurtarit dhe Skënderbeut do të luhet ditën e hënë, në orën 19:00. Flamurtari vjen në një situatë mjaft kritike, pasi nuk fiton që nga muaji shkurt, ndërsa vlen të përmendet se mes vlonjatëve dhe korçarëve, do të diskutohet edhe njëra nga gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...