Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Java e 31 në dy ditë/ Tirana një pikë larg titullit, treni i fundit për Dinamon e Skënderbeun

Në Abissnet Superiore nuk ka kohë për pushim. Java e 31-të do të ndahet në dy ditë: tre ndeshje të premten dhe dy të shtunën. Më 29 prill zbresin në fushë Laçi dhe Tirana (16:45). Dy skuadrat më të mira të kampionatit do të përballen për herë të fundit mes tyre në këtë sezon.

Bardheblutë e Orges Shehit kanë nevojë për një pikë në këtë ndeshje për të festuar titullin e 26-të në histori, si asnjë ekip tjetër shqiptar. Në të njëjtën ditë luhet edhe derbi Partizani-Dinamo, takim që fillon në orën 19:45. Në të njëjtën orë të ditës së premte, edhe Teuta-Kukësi, me kampionët në fuqi në kërkim të pikëve.

Shansi i fundit për Dinamon për të tentuar një sukses shprese, ndërsa “Demat” e Mehmetit dhe verilindorët e Longos (asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit) do të tentojnë maksimumin për objektivin Europë. Më pas dy takimet e së shtunës (30 prill).

Kastrioti pret Egnatian në Kamzë, me synimin për të siguruar fitoren e shtatë radhazi. Ndërkohë, Vllaznia sfidon Skënderbeun në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë nuk fitojnë në kampionat prej shtatë ndeshjesh, teksa tani rrezikojnë edhe vendin e pestë, me Kastriotin që ndodhet vetëm dy pikë larg.

Djemtë e Plorit kanë një mundësi të mirë për t’u rikthyer te tre pikët, ndërsa korçarët e Gegës vetëm mrekullia dhe matematika i mban ende në lojë për të qëndruar në elitë. Të dy takimet e ditës së shtunë do të nisin në orën 16:45.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...