Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 33-të e gjitha sot në 16:00, vendoset Europa dhe mbijetesa, Vllaznia kërkon një nder nga Laçi

Luhet java e parafundit e Kategorisë Superiore. Raundi i 33-të mund të rezultojë vendimtar për fatet e shumë skuadrave. Sot në orën 16:00 do të zhvillohen 5 takimet të cilat mund të vendosin gjithçka përsa i përket Europës dhe mbijetesës. Vëmendja më e madhe do të jetë në Gjirokastër aty ku Luftëtari do të presë kampionët e Skënderbeut me një objektiv të vetëm fitoren për të siguruar ndoshta edhe matematikisht kualifikimin historik në Europa League për sezonin e ardhshëm. Bregu dhe Abazaj kërkojnë të lenë shenjë në sfidën e tyre të fundit përpara publikut gjirokastrit, i cili do t’i falenderojë gjithmonë për atë që kanë dhënë për Luftëtarin në 2 sezonet e fundit.  Një sfidë intriguese është edhe ajo mes Flamurtarit e Partizanit që do të luhet në Vlorë. Kuqezinjtë kanë shlyer gjobën në FSHF dhe do ta luajnë në shtëpi këtë ndeshje në praninë e tifozëve të tyre. Flamurtari do të kërkojë t’i bëjë një mbyllje sa më të mirë këtij sezoni sepse luan për qejf ndërkohë që Partizani kërkon të kapë Europën teksa rivalizon me Laçin. Kurbinasit do të kenë ndoshta ndeshjen më të vështirë të këtij raundi pasi udhëtojnë drejt periferisë së kryeqytetit për t’u përballur me Kamzën që me një fitore do të siguronte përfundimisht mbijetesën dhe do të dërgonte njëherë e mirë në “ferr” Vllazninë. Në Loro Boriçi kuqeblutë me trajner të ri në stol do të synojnë të mposhtin me goleadë Kukësin dhe do të shpresojnë që Laçi t’u bëjë një nder për të tentuar deri në fund mbijetesën. Teuta ndërkohë pritet të ketë formalitetin e radhës këtë herë ndaj Lushnjës së vendit të fundit. Me një fitore në Niko Dovana, Djemtë e Detit do të zyrtarizonin qëndrimin në elitë edhe për sezonin e ardhshëm duke kompletuar me sukses një mision që disa muaj më parë ngjasonte me një “Mission Imposible”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...