Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 5-të e gjitha të dielën, Vllaznia-Kukësi dhe Partizani-Skënderbeu me drita!

Java e 5-të e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha të dielën në dy fasha oraresh, siç ka ndodhur edhe me 4 javët e para të këtij kampionati. Në orën 13:45 do të luhen 3 ndeshje ku spikat mbi të gjitha takimi mes Kastriotit dhe Tiranës që do të luhet në Kamëz. Krutanët janë një surprizë e bukur në këtë sezon teksa pozicionohen në vendin e 2-të me 8 pikë grumbulluara dhe asnjë humbje në 4 javë. Kastrioti do të kërkojë të ruajë pathyeshmërinë edhe përballë Tiranës, me Nevil Deden që është ende në kërkim të fitores së parë në stolin e bardhebluve. Po në orën 13:45 do të luhet në Ballsh një tjetër sfidë interesante ajo mes Bylisit dhe Teutës, ndërkohë që Laçi pret në shtëpi në debutimin e trajnerit të ri Apoloninë. 2 ndeshjet më të rëndësishme të javës do të luhen me drita në orën 16:45. Në Shkodër Vllaznia kryesuese do të presë Kukësin që gjeti golin e parë dhe fitoren e parë në mesjavë ndaj Laçit, ndërkohë Partizani i Dajës do të synojë fitoren e radhës si skuadër pritëse përballë Skënderbeut.

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 5
E diel, 29 nëntor 2020

13:45 | Bylisi – Teuta
13:45 | Kastrioti – Tirana
13:45 | Laçi – Apolonia
16:45 | Vllaznia – Kukësi
16:45 | Partizani – Skënderbeu

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...