Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Java e 5-të e La Ligas kulmon me Atletico Madrid-Athletic Bilbao!

Pas përfundimit të Kupave të Europës klubet anembanë Kontinentit të Vjetër i kthehen ndeshjeve të tyre në ligat respektive dhe e shtuna në ekranin e Supersport ofron menjëherë sfida vërtet emocionuese. Spikat padyshim dueli Atletico Madrid–Athletic Bilbao në Spanjë ku kampionët në fuqi kanë përpara detyrën e vështirë për të mundur ekipin bask brenda në kryeqytet. “Luanët” vijojnë rrugëtimin e tyre dhe skuadra baske vazhdon të bëjë përpara e pamposhtur, megjithëse për hir të së vërtetës bëhet fjalë për thjesht katër javë kampionat në Primera Division. Në klasifikimin e përgjithshëm “los colchoneros” janë në kuotë të njëjtë pikësh me dy klubet që kryesojnë ligën spanjolle, pra Realin e Madridit dhe Valencian. Pra kryendeshja e javës së pestë do të luhet të dielën në mbrëmje në orën 21:00 në Stadiumin Mestalla, sidoqoftë një interes të vecantë ka gjithashtu edhe për takimin Atletico Madrid–Athletic Bilbao, duke pasur parasysh historinë e trazuar ndërmjet këtyre dy klubeve. Në shtatë përballjet e fundit mes tyre në kampionat është respektuar pothuajse gjithmonë faktori fushë, pothuajse, sepse në fakt në mesin e qershorit të vitit të kaluar skuadra e Diego Simeones ia doli mbanë për të bllokuar në një barazim me gola ekipin bask në San Mames-in e ri. Edicionin e kaluar dy klubet ndanë fitore identike. Athletic triumfoi 2-1 në Vendet Baske ndërsa Atletico fitoi në Stadiumin Ëanda Metropolitano me po të njëjtat shifra, duke përmbysur disavantazhin e fillimit të takimit. Këtë herë te vendasit mund të ndihet në njëfarë mënyre edhe lodhja, për shkak të impenjimit të skuadrës në Champions, ku bardhekuqtë gjithsesi zhgënjyen pa masë, duke mos shkuar përtej një barazimi me rrjeta të paprekura.

Në fakt, ndonëse luajti në shtëpi në mesjavë ekipi i Simeones goditi thjeshtë dy herë të vetme kuadratin e “dragonjve”, ndërkohë në krahun tjetër miqtë do të paraqiten në kryeqytet të shplodhur, sepse sic dihet klubi bask e mbylli kampionatin e kaluar në Primera Division shumë larg Zonës Evropiane, duke u pozicionuar në vendin e dhjetë, në kuotën e 46 pikëve, por me plot 40 pikë diferencë me skuadrën kampione, ndërsa ekipi i 51-vjecarit argjentinas siguroi titullin e dytë në tetë vjet në ligën spanjolle. Kur përballen këto dy klube rralëherë reflektohet renditja e vërtetë e kampionatit spanjoll, për më tepër një muaj më parë skuadra baske frenoi edhe vetë Barcelonën e Ronald Koeman-it, që tani pozicionohet poshtë tyre, me një ndeshje më pak.

Siç dihet sfidat e prapambetura janë Barcelona–Sevilla dhe Villareal–Deportivo Alaves, megjithatë ekipi i drejtuar nga trajneri Marcelimo Garcia Toral aktualisht është në kuotën e 8 pikëve, pra vetëm dy më pak se sa dyshja Real–Valencia. Në shtëpi skuadra “rojiblanco” vuajti vërtet shumë me “nëndetësen e verdhë” dhe kampionët në fuqi shpëtuan nga një autogol tepër i rrallë i skuadrës nga Komuniteti Valencian. Dy skuadrat pra nuk kanë provuar ende shijen e humbjes në këtë edicion, por gjithsesi janë plot shtatë klube që nuk njohin disfatë në këtë sezon në Primera Division. Te vendasit do të mungojë Thomas Lemar, ndërsa ekipi bask ka shumë lojtarë në dyshim, për shkak të problemeve fizike. Takimi Atletico Madrid– Athletic Bilbao do të luhet pra në orën 16:15 në Stadiumin Wanda Metropolitano dhe do të drejtohet nga kryesori Manzano

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...