Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 5-të e Superiores e gjitha pa drita, ja kur luhet Kukësi-Tirana

Java e 4-t e Kategorisë Superiore e cila prodhoi shumë rezultate surprizë i lë vendit raundit të 5-të i cili vjen me përballje shumë të forta. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javës së ardhshme e cila do të luhet gjithashtu në dy ditë dhe e gjitha nën dritën e diellit. Problemet që kanë disa stadiume me impiantet e ndriçimit ndërsa disa të tjera nuk kanë fare impiante ndriçimi kanë detyruar FSHF-në të marrë një zgjedhje të tillë. Kukësi-Tirana supersfida e kësaj jave do të luhet të shtunën në orën 16:00 sëbashku me dy takime të tjera të cilat janë ato mes Skënderbeut dhe Teutës si dhe Partizani-Bylis që do të luhet në kryeqytet. E diela ndërkohë do të sjellë dy ndeshje interesante mes 4 skuadrave që pozicionohen në 4 vendet e fundit të tabelës së renditjes pasi Vllaznia pret në Shkodër Luftëtarin ndërsa Flamurtari do ta ketë shumë të vështirë të marrë pikët e para të këtij sezoni pikërisht në ndeshjen ndaj Laçit. Të 5-ta  takimet e javës së 5-të do të luhen në orën 16:00.

E shtunë 16:00

Kukësi-Tirana
Partizani-Bylis
Skënderbeu-Teuta

E dielë 16:00
Vllaznia-Luftëtari
Flamurtari-Laçi

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...