Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 6-t, ja kur luhet

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javës së 6-t të Kategorisë Superiore e cila do të luhet në dy ditë të dielën dhe të hënën. Pas përfundimit të javës së 5-t e cila prodhoi pak rezultate surprizuese FSHF, ka caktuar kalendarin e raundit të ardhshëm të kampionatit. Gjithcka do të nisë të dielën në orën 17 me duelin Skënderbeu-Lushnja, pasi ndryshe nga skuadrat e tjera korcarët kanë nevojë për më shumë kohë pasi të enjten e ardhshme sfidojnë Partizanin e Beogradit në Europa League. Të hënën në orën 14 do të luhen tre takime, Laçi-Flamurtari, me Gentian Mezanin tashmë në stolin e kurbinasve që do të përballet ndaj ish skuadrës së tij, Kukësi-Teuta dhe Kamza-Vllaznia, ndërsa java e 6-t mbyllet të hënën në orën 17, me sfidën e fundit Partizani-Luftëtari.

 

 

E diel, më 15 tetor
Skënderbeu – Lushnja (ora 17:00)

E hënë, më 16 tetor
Laçi – Flamurtari (ora 14:00)
Kukësi – Teuta (ora 14:00)
Kamza – Vllaznia (ora 14:00)
Partizani – Luftëtari (ora 17:00)

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...