Kategoria Superiore

Java e 9-të e Superiores premton shkëndija dhe spektakël, spikasin Laçi-Teuta e Bylis-Tirana

Kategoria Superiore luan sot 4 nga 5 ndeshjet e javës së 9-të që është e fundit për fazën e parë. 4 sfida interesante dhe për të mos humbur pasi si gjithmonë do të transmetohen të gjitha live në ekranin e Supersport. Kryesuesit e Teutës luajnë një ndeshje shumë delikate në Kurbin ndaj Laçit. Bardhezinjtë të cilët sëfundmi kanë ndërruar edhe trajner duke larguar Starovën dhe duke rikthyer Cungun, janë në vështirësi serioze në këtë fillim sezoni, megjithatë Laçi e ka skuadrën për t’i marrë pikë jo vetëm Teutës por çdo ekipi në Kategorinë Superiore. Vendasve në këtë ndeshje u bën punë vetëm fitorja ndërkohë që Teuta edhe pse kryeson renditjen do të kënaqej edhe me një barazim. Po në orën 13:00 në Ballsh në stadiumin Adush Muça, Bylis pret Tiranën.

Mallakastriotët janë në formë të shkëlqyer dhe do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive edhe ndaj bardhebluve të cilët kanë rigjetur besimin pas fitores ndaj Laçit. Bylis-Tirana është një sfidë që luhet për vendet e para dhe që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël. Po në orën 13:00 një sfidë me rëndësi të madhe është edhe ajo mes Kukësit dhe Luftëtarit, një ndeshje mes dy skuadrave që nuk e kanë nisur mirë këtë sezon dhe që do të kërkojnë kthesën pikërisht në këtë përballje. Verilindorët e kanë të ndaluar të gabojnë më dhe ndaj Luftëtarit duhet të fitojnë me çdo kusht për t’u afruar sa më shumë me kreun. Dita e mërkurë mbyllet me duelin që do të luhet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Vlonjatët në vështirësi serioze do të kërkojnë fitoren e parë ndaj shkodranëve të cilët deri tani kanë bërë një kampionat shumë të mirë, pavarsisht humbjes së fundit ndaj Partizanit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency