Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e derbit, Tirana dhe Partizani marrin skenën

Java e 33-të e Superiores sjell një nga ndeshjet më të shumëpritura për futbollin shqiptar, derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani. Të dielën në orën 19 në “Air Albania” pritet dhe dueli i katërt i këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave që kanë një rivalitet historik mes njëra-tjetrës.

Gjatë këtij edicioni, Partizani ka fituar 2 ndeshje, ndërkohë që një përballje është mbyllur në barazim. Aktualisht “demat” ndodhen 5 pikë më lart se bardheblurë në renditje dhe kërkojnë që të arrijnë vendin e dytë në klasifikim, në mënyrë që të jenë të avantazhuar në gjysmëfinalen e “final4”.

Tirana në anën tjetër, duhet të mendojë dhe për ndeshjen e mesjavës me Kukësin, teksa i duhet të përmbysë disavantazhin e dy golave, ndërkohë në anën tjetër të  bëjë llogaritë dhe për takimin me rivalët e qytetit. Skuadra më e titulluar në vend ndodhet në vendin e katërt me 46 pikë, aq sa Dinamo, ndaj deri në fund do I duhet shumë punë për të arritur pjesëmarrjen në “final4”, e kjo sfidë mund të ketë një rëndësi të madhe.

Lexoni edhe:

Derbi i parë për trajnerin Erbim Fagu nën drejtimin e Tiranës, ndërkohë në anën tjetër Orges Shehi do vazhdimësinë pas fitores me Dinamon.

Një ndeshje që padyshim vlen shumë për të dyja skuadrat, për vetë objektivat që kanë, por dhe për krenarinë, pasi në mes janë ngjyrat me të cilat do të vishet kryeqyteti!

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...