Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Java e dytë e kampionatit të vajzave, spikat derbi kryeqytetas, ja të gjitha ndeshjet

Java e dytë e kampionatit të vajzave do të zhvillojë të pesta sfidat këtë të shtunë, e që do të luhen të ndara në dy ditë. Pesë takime që sigurisht premtojnë shumë emocione, teksa që në javën e parë, kampionati ka prodhuar shumë gola dhe lojë të fortë.

Spikat këtë fundjavë derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Kinostudios. Vajzat bardheblu të drejtuara nga Aurora Seranaj nuk e kanë bërë ende ‘sefte’ për këtë vit, teksa do të tentojnë të ‘rrëmbejnë’ tre pikëshin e parë ndaj Kinostudios, që një javë më parë u mund nga Apolonia në shtëpi. Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ në ora 14:00.

Ndërkaq, dy sfidat e tjera të së shtunës janë ato mes Lushnja – Skënderbeu, një përballje jo e lehtë për të dyja ekipet, që do të kërkojnë fitoren këtë javë. Kjo ndeshje është planifikuar të nisë në ora 12:00. Nga ana tjetër, Laçi do të ndeshet me Kukësin, teksa sfida do të nisë në ora 14:00.

Ekipi pretendent në garë për titullin e 10-të radhazi, Vllaznia do të udhëtojë të dielën drejt Durrësit, ku do të luajë kundër Teutës. Një ndeshje e fortë, teksa në ndeshjet e javës së parë, dy skuadrat kanë fituar me goleada, duke u gjendur në kuotën e tre pikëve në kampionat.

Nga ana tjetër, ekipi tjetër i kryeqytetit, Partizani do të presë në shtëpi fieraket, në një sfidë që duket të jetë e vështirë për të dyja ekipet, duke parë edhe rritjen e tyre të vazhdueshme. Skuadrat do të kërkojnë fitore për të vijuar me ecurinë pozitive, teksa gjithçka do të mësohet nesër. Kjo ndeshje do të transmetohet edhe LIVE në kanalin e Youtube të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndeshjet e javës së dytë të kampionatit të vajzave:

Lushnja – Skënderbeu, e shtunë, ora 12:00

Laçi – Kukësi, e shtunë, ora 14:00

Tirana – Kinostudio, e shtunë, ora 14:00

Teuta – Vllaznia, e diel, ora 13:00

Partizani – Apolonia, e diel, ora 13:00

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...