Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e fundit luhet në 3 fasha oraresh, Tirana-Bylis në 19:00 në Air Albania!

Kategoria Superiore do të ulë siparin për sezonin futbollistik 2019-2020 ditën e mërkurë me ndeshjet e javës së 36-të. Tashmë të gjithë dilemat janë zgjidhur dhe gara e vetme është për vendin e 2-të mes Kukësit dhe Laçit dhe për vendin e 4-t mes Teutës dhe Skënderbeut edhe pse duke patur parasysh dënimin e korçarëve, durrsakët e kanë siguruar prezencën e tyre në Europë. Oraret e javës së fundit do të jenë disi të pazakonta pasi dy takime do të luhen në orën 17:45, Tirana që do të organizojë festën e titullit do të presë Bylisin në orën 19:00 në Air Albania ndërkohë që dy takimet e fundit të javës do të luhen në orën 20:45.

Në orën 17:45 Luftëtari pret Kukësin në Gjirokastër me bluzinjtë që do të luajnë ndeshjen e tyre të fundit në Superiore pasi sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë, ashtu si edhe Flamurtari që në të njëjtën orë do të sfidojë Vllazninë në Shkodër me kuqeblutë që po mendojnë që tani për sfidën play-out ndaj fitueses së çiftit Besëlidhja-Pogradeci. Në orën 19:00 Tirana do të sfidojë Bylisin në Air Albania, ndërsa në mbrëmje Teuta pret Laçin në Durrës ndërsa Skënderbeu pret Partizanin në Korçë, dy ndeshje këto shumë interesante për t’u ndjekur.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 36
E mërkurë, më 29 Korrik 2020

Ora 17:45 | Luftëtari-Kukësi
Ora 17:45 | Vllaznia-Flamurtari
Ora 19:00 | Tirana-Bylisi
Ora 20:45 | Teuta-Laçi
Ora 20:45 | Skënderbeu-Partizani

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...