Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e fundit në Antalia, skuadrat përgatitin kthimin në shtëpi

Këtë javë të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore do të mbyllin minifazat përgatitore të dimrit. Duket se plani i përgatitur nga klubet ka funksionuar më së miri, me skuadrat që janë përforcuar, duke i qëndruar strikt edhe përgatitjeve në terren. I pari që rikthehet, nga skuadrat të cilat kanë zgjedhur Antalian, është Kukësi, që të mërkurën do të bëjë valixhet për udhëtimin drejt Shqipërisë. Po në mesjavë do të mbyllë fazën përgatitore dimërore edhe Laçi, që do të nisë të mendojë për të përgatitur ndeshjen e parë të 2018-ës. Të enjten në darkë do të jetë radha e Luftëtarit, që së bashku me Partizanin do të lërë Antalian për të vijuar përgatitjet në shtëpi. Të shtunën në mbrëmje Vllaznia do të largojhet nga Ulqini, ndërsa skuadra e fundit e cila do të mbyllë fazën përgatitore është Flamurtari. Vlonjatët do të rikthehen të dielën e 21 Janarit. Gjithashtu edhe Teuta me Kamzën do të lënë përpara fundjavës tokën turke, ndërkohë që Lushnja pritet të mbyllë stërvitjen në kompleksin “Tropikal”, pasi aty do të  vijojë grumbullimin Skënderbeu për transfertën e Gjirokastrës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...