Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e Laçit, drejt Lushnjës për të blinduar vendin e tretë

Për Laçin duket java ideale për të hedhur një hap drejt vendit të 3-të, i vetëm në renditje, teksa këtë javë do të përballet me Lushnjën në transfertë, aq më tepër që Flamurtari do të ketë një përballje të vështirë me Kamzën. Laçianët në këtë kampionat kanë marrë pikët maksimale ndaj “lagunarëve” dhe për më tepër i kanë eliminuar dhe në Kupë, ku humbja 0-1 në shtëpi nuk pati vlerë pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë.

Javët e fundit nuk kanë qenë shumë pozitive në transfertë për ekipin e Mezanit, por humbjet erdhën kundër Skënderbeut dhe Kukësit, dy ekipe që qëndrojnë më lartë në cilësi, por dhe në renditje se kurbinasit. Megjithatë këtë javë Laçi pritet të bëjë detyrën në Lushnjë dhe për faktin se skuadra kërkon të mbajë hapur dyert e Europës dhe në kampionat përveçse në Kupë.

Lushnja, është në krizë të thellë pavarësisht se dëshira për të bërë mirë ekziston. Skuadra vjen pas një serie prej 6 humbjesh radhazi dhe tashmë duket se e ka marrë rrugën e rikthimit në Kategorinë e Parë. Për më tepër, ndaj Laçit ekipi do të jetë i gjymtuar, pasi mungojnë Xhafa, Marku dhe Korreshi ashtu si dhe Magani e Çela, ndërsa Premçi është i skualifikuar. Në fund të muajit pritet dhe një asamble e klubit, megjithatë më tepër ndoshta për të menduar për sezonin e ardhshëm sesa për të zgjidhur diçka në këtë aktualin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...