Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e parë, ditët dhe oraret, e çel supersfida Skënderbeu-Partizani

Java e parë e Superiores do të ngrejë siparin më datë 17 gusht, me orare të reja, por dhe me një ndarje të re në kalendar, ashtu si do të vijë e transmetuar ekskluzivisht vetëm në Supersport, me të 5 sfidat që do të kenë një përcjellje gjithëpërfshirëse te publiku shqiptar, falë një transmetimi televiziv të një cilësie të lartë, nga shtëpia e sportit të të gjithë shqiptarëve.

Java do të startojë me kampionët e Skënderbeut, që me datë 17 gusht, në orën 19:45, një orar i pazakontë ky për Superioren, do të luajnë në Korçë me Partizanin, në një klasike të futbollit shqiptar të viteve të fundit, teksa dhe në stol do të jenë përballë dy debutues në këtë sezon, Orges Shehi dhe Skënder Gega.

Sfida e Korçës do t’ia lërë vendit përballjes së të shtunës, në orën 16:45, mes Luftëtarit dhe Kastriotit, ku krutanët të sapongjitur në Superiore, do të provojnë të befasojnë skuadrën që ka dhuruar një futboll dëfryes në dy vitet e fundit, ndërkohë që në mbrëmje, me 18 gusht, në orën 19:45, vëmendja do të zhvendoset në takimin e kryeqytetit, në derbin mes Tiranës dhe Kamzës, që do të luhet në “Selman Stërmasi”.

Dy sfida do të propozojë dhe e diela e 19 gushtit, me Kukësin dhe Laçin që do të përballen me njëri-tjetrin në orën 16:45, ndërsa sfida e mbrëmjes dhe përmbyllësja e javës së parë do të jetë ajo e “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Flamurtarit, që do të luhet gjithashtu në orarin e ri 19:45. 5 përballje që pritet të dhurojnë spektakël që në javën e parë të tyre, ku, si zakonisht, Supersport do të përpiqet që të mos mungojë asnjë detaj dhe asnjë episod në këtë start të ri të kampionatit shqiptar.

17 Gusht, ora 19:45 Skënderbeu–Partizani
18 Gusht, ora 16:45 Luftëtari-Kastrioti
18 Gusht, ora 19:45 Tirana-Kamza
19 Gusht, ora 16:45 Kukësi-Laçi
19 Gusht, ora 19:45 Teuta-Flamurtarit

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...