Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java që mund të vendosë mbijetesën!

Java 32-të e Superiores mund të vendosë shumë mbi fatet e mbijetesës. Pavarësisht se Luftëtari dhe Tirana kanë një distancë të konsiderueshme me Kastriotin, gjithçka mbetet e hapur me krutanët që ende nuk janë dorëzuar. Pikërisht kjo javë mund të japë sinjalet nëse gara për të shoqëruar Kamzën drejt rënies do të vazhdojë deri në fund apo jo. Jo gjithçka varet nga Kastrioti që duhet së pari të kalojë një transfertë tejet të vështrië në Laç ndaj vendasve. Falë rezultateve pozitive në dy javët e fundit ndaj skuadrave si Skënderbeu dhe Partizani, bardhezinjtë kanë ndezur shpresën e zonës europiane. Pikërisht uria e kurbinasve për të synuar deri në fund këtë objektiv prish disi humorin e Kastriotit që e sheh një malore të vështirë transfertën e Laçit. Gërshetimi i kësaj jave sjell duelet e skuadrave të mbijetesës me ato që synojnë Europën.

Tirana ndryshe nga Kastrioti dhe Luftëtari ka avantazhin të luajë në shtëpi ndaj Skënderbeut. Përveç faktit që do të ketë mbështetjen e tifozerisë, bardheblutë fërkojnë duart edhe për faktin se ka rikthime në skuadër ndërkohë që me mungesa shkojnë kampionët e Skënderbeut. Ndërkohë të vështirë e ka edhe Luftëtari që në Niko Dovana gjen Teutën e cila synon të sulmojë Flamurtarin pas pikës së marë me Kukësin. Megjithatë gjirokastritët janë disi më të qetë duke qënë se në llogarinë e tyre është sfida me Kamzën dhe dy duele shtëpiake deri në fund të kampionatit. Për këtë arsye java 32-të merr një rëndësi të veçantë në garën e mbijetesës, që vetëm matematika mund ta mbajë të hapur deri në fund.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...