Merkato

Javë “të nxehta” për çështjen “Lewandowski”, bilanci ekonomik pengon Barçën të rrisë ofertën

Barça vazhdon të ketë Robert Lewandowskin objektiv kryesor të merkatos. Si Xavi ashtu edhe presidenti Laporta dhe drejtorit i futbollit Alemany mendojnë se është futbollisti që do t’i sigurojë Barçës golat për të konkurruar denjësisht për të gjithë trofetë. Polaku do t’i kthente popullaritetin klubit katalan që ka hubur jo pak me largimin e lojtarëve të mëdhenj si Messi, Griezmann, Suarez.

Megjithatë operacioni paraqitet i vështirë, sepse Bayerni nga njëra anë nuk dëshiron të shesë, por edhe nëse Lewandowski këmbëngul, ia ka bërë të qartë se nuk largohet pa 60 milionë euro.

Barcelona e ka të pamundur për shkak të problemeve financiare të investojë 60 milionë për një lojtar që për pak mbush 34-vjeç. Shuma që mund të përballojë klubi katalan është 30-35 milionë euro, pa harruar faktin që sulmuesi do të ketë një pagë shumë të lartë për tri vitet e ardhshme.

Për Bayernin oferta e Barcelonës është e pamjaftueshme. “Blaugranat” duhet të shesin disa lojtarë për të rregulluar bilancin dhe bërë të mundur rritjen e ofertës.

Barça do të dëshironte të nënshkruante me Lewandowskin përpara se skuadra të shkojë në turneun e Amerikës së Veriut më 16 korrik, por sot ka dyshime se kjo mund të ndodhë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency