Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Javë vendimtare për të ardhmen e Insignes, Mino Raiola “zbret në fushë”

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Lorenzo Insignes në skuadrën e Napolit, pasi menaxheri i sulmuesit, Mino Raiola pritet të takohet me presidentin Aurelio De Laurentiiis.

Situata e Insignes në klubin napolitan nuk është aspak e mirë, pasi përveç formës në rënie, së fundi sulmuesi ka provuar edhe vërshëllimat në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Arsenalit, ndërsa më pas u la në stol nga Ancelotti ndaj Atalantës.

Megjithatë klauzola për prishjen e kontratës së tij me Napolin është 100 milionë euro dhe kjo shifër ka trembur shumë klube, ndaj Raiola pritet t’i kërkojë De Laurentiisit uljen e pretendimeve, për të bërë të mundur largimin.

Megjithatë, në rast se napolitanët do të synojnë të mbajnë sërish kapitenin në skuadër, atëherë do të duhet të negociojnë përmirësimin e termave financiarë të tij dhe konsolidimin e pozitave në ekip.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...