Angli

“Je i lirë të bisedosh me klube të tjera”, City largon transferimin e parë të Guardiolës

Ilkay Gundogan ishte afrimi i parë për Pep Guardiolën në momentin që mori “timonin” e Manchester Cityt me futbollistin që i kushtoi arkave të klubit 21 milionë paund në vitin 2016, teksa u transferua nga Borussia Dortmund.

Prej gjashtë vitesh pjesë e The Citizens, mesfushori ka qenë nga ata lojtarë që ka kontribuar me shumicë në sukseset e skuadrës, ndërsa edhe në këtë sezon është aktivizuar në 20 nga 37 ndeshje të Premier League. Një numër i konsiderushëm minutash duke njohur faktin se mesfusha e Cityt është e mbushur me yje.

Mirëpo, kur ka hyrë në vitin e fundit të kontratës, drejtuesit e klubit nga Manchesteri kanë vendosur të mos rinovojnë me 31-vjeçarin. Madje, në shtypin britanik garantojnë se Gundogan ia kanë bërë të qartë se mund të nisë edhe të negociojë me klube të tjera për të gjetur destinacionin e ri.

Mbetet për t’u parë tashmë rrjedha që do të marrë karriera e mesfushorit, teksa nëse fiton kampionatin në këtë sezon me Cityn, atëherë do të shndërrohej në gjermanin më të suksesshëm në Angli falë katër trofeve në Premier League ndërsa është edhe lojtari gjerman që ka shënuar më shumë gola në kampionatin prestigjioz.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency