Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Jean Todt: E kam takuar Schumacherin javën e kaluar, shumë shpejt do ta shihni të gjithë

Vijnë të tjera lajme pozitive mbi shëndetin e pilotit gjerman të Formulës 1 Michael Schumacher, teksa së fundi ka qenë ish drejtuesi i skuadrës së Ferrarit, aktualisht drejtues i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt, që ka folur për këtë çështje.

Në një deklaratë të dhënë së fundi, Todt ka treguar se ka pasur mundësi të shohë Schumacherin javën e kaluar dhe se bëri parashikimin optimist se shumë shpejt e gjithë bota do të mund të shohin 7 herë kampionin e botës në Formula 1.

“E pashë Michael javën e kaluar dhe besoj se shumë shpejt do ta shohë e gjithë bota. Është duke luftuar dhe shpresoj që shumë shpejt të kenë mundësi të gjithë ta shohin. Familja e tij dhe ai po përpiqen për këtë”, u shpreh Jean Todt.

Piloti gjerman u aksidentua në alpet franceze në dhjetor të 2013-ës dhe që atëherë ka kaluar vështirësi të mëdha shëndetësore, por familja është munduar të ruajë gjithçka në sekret të plotë, duke mos dhënë detaje mbi ecurinë e rehabilitimit të tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...