Rikthimi i Jeison Murillo në Spanjë sa vjen e bëhet më konkret. Mbrojtësi është shumë pranë transferimit te skuadra e Valencias. Drejtuesit e klubit nga Mestalla janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Interin, për kalimin e futbollistit nën urdhërat e trajnerit Marcelino Garcia Toral, i cili e dëshiron me çdo kusht 25-vjeçarin për sezonin e ri. Në rast se palët arrijnë gjuhën e përbashkët, kolumbiani do të përfitojë një pagë prej 2 milionë Eurosh në sezon plus bonuse.
