Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Jemi burra të fjalës”, Tapia jep lajmin e mirë për tifozët argjentinas

Lionel Scaloni u zgjodh trajneri i përkohshëm i Argjentinës në gushtin e vitit 2018. 44-vjeçari uli kokën, punoi fort dhe shfrytëzoi në maksimum mundësinë që iu dha.

Pasi udhëhoqi kombëtaren albiceleste drejt fitimit të Kupës së Amerikës (2019), Scaloni festoi edhe në Katar 2022, duke drejtuar Argjentinën drejt Kupës së Botës.

Një sukses fantastik dhe i paharrueshëm. E ardhmja? Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia ka konfirmuar rinovimin me trajnerin.

Scaloni po shijon pushimet me familjen e tij. Sapo të rikthehet, ne do të ulemi dhe do të përfundojmë atë që duhet përfunduar. Të dy jemi burra të fjalës, ia kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit.

E vetmja gjë që mungon janë disa detaje të vogla që duhet të përpunohen. Sapo të rikthehet në Buenos Aires, Scaloni do të firmosë rinovimin e kontratës, diçka që e duam të gjithë”, u shpreh Tapia.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...