Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Jemi këtu për të punuar”/ Tension në stërvitjen e Lazios, trajneri Sarri ndërpret seancën!

Marrëdhënia mes tifozëve të Lazios dhe Francesco Acerbit është acaruar së tepërmi nga sezoni i fundit. Ultrasit nuk e pranojnë në skuadër mbrojtësin i cili pas një goli të shënuar në Lazio-Genoa të përfunduar me rezultatin 3-1, u kthye nga tifozët e tij dhe i ftoi ata të heshtnin për kritikat. Këtë, ultrasit nuk ja falin kurrë mbrojtësit dhe prej vitit të kaluar kërkojnë largimin e tij nga ekipi.

Episodi i fundit i tensionit mes palëve është regjistruar në mëngjesin e së martës teksa një grup tifozësh ishin prezentë në stërvitjen e skuadrës para startit të sezonit. Por, sapo në fushë ka zbritur Acerbi nisën protestat ndërsa në një moment të caktuar trajneri Mauricio Sarri e ka pasur të pamundur për të vijuar punën dhe ka ndërprerë seancën stërvitore teksa është afruar të flasë me ultrasit.

“Ne jemi këtu për të punuar”, iu është drejtuar Sarri tifozëve të cilët janë bindur nga trajneri. Megjithatë, në një situatë të tillë, këto ditë mund të jenë edhe të fundit për Acerbin te Lazio i cili ka një propozim nga Milan ndërsa një opsion është edhe Inter.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...