Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

“Jemi mbretërit e Europa League”, presidenti i Sevillas “kërcënon” Juven

Sevilla ka një lidhje të veçantë me Europa League, trofe të cilin e ka fituar gjashtë herë, si asnjë skuadër tjetër.

Andaluzianët janë konfirmuar edhe këtë sezon, duke mbërritur në gjysmëfinalet e Europa League.

Skuadra spanjolle luan të enjten (21:00) duelin e parë ndaj Juventusit, në Torino, përballje që do të transmetohet në SuperSport 2.

Lexo edhe:

Presidenti i Sevillas, Jose Castro Carmona “kërcënon” bardhezinjtë e Max Allegrit. “Një tjetër transfertë. Nëse kualifikohemi, do të luajmë finalen e radhës.

Ndjesitë i kam të mira. Kemi bërë gjithmonë gjëra ndryshe nga të tjerët në këtë kompeticion. Jo më kot e kemi fituar shumë herë.

Juventusi? Ata kanë kampionë si Pogba, Cuadrado dhe Vlahovic, por jam i sigurt se Juventusi nuk do e ketë të thjeshtë të përballet me mbretërit e Europa League”, u shpreh kreu i klubit spanjoll.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...