Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Jemi më mirë se Ferrari”, befason piloti i Aston Martin

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri të Formula 1 që edicionin e vitit 2023 e nis në Bahrein. Pilotët kanë kryer testet paraprake dhe janë gati për nisjen e rrugëtimit të dielën, ku do të kenë dhe premierën e tyre.

Sa i takon favoritëve Red Bull dhe Mercedes pritet që të jenë përsëri në garë për vendet e para. Edhe Ferrari ka pritshmëri të mëdha pas ndërhyrjeve të bëra në makinën e re.

Megjithatë, duket se besim ka dhe në skuderinë e Aston Martin që e sheh veten në garë për titullin kampion.

Lexo edhe:

Testet parasezonale i japin të drejtë edhe deklaratave të dy herë kampionit të botës Fernando Alonso, i cili është shprehur optimist se këtë edicion ai e ka mundësinë për të garuar për fitore.

Kemi bërë një simulim gare në ditët e fundit me 57 xhiro, ndërrime gomash dhe gjërat kanë shkuar shumë mirë. Diçka të tillë e bëri dhe Ferrari dhe nga shifrat doli që ne ishim pak më të shpejtë se ata në pistë.

Kjo më jep besim se do të jemi konkurrues duke nisur nga kjo fundjavë e parë në Bahrein. Mendoj se ne do të jemi forca e dytë e këtij sezoni pas Red Bull duke lënë pas Ferrarin dhe Mercedes.

Shpresoj shumë që ndryshimet e bëra në makinë të japin rezultat“, tha Alonso. Spanjolli ka fituar dy herë titullin kampion bote me skuderinë e Renault në vitet 2005 dhe 2006.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...