Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Jemi më të fortë se guri”, Vojvoda: Kosova është gati, tifozët s’na trembin

https://www.supersport.al/aksidentohet-mergim-vojvoda-policia-e-torinos-jep-detaje-mbi-ngjarjen/

Te Kosova e kanë të qartë se ndaj Rumanisë është një “finale”. Fitorja është alternativa e vetme për skuadrën dardane, për të mbetur deri në fund në garë për një biletë në Euro 2024.

Përkrah trajnerit Gliha në konferencën për shtypin përpara transfertës që do të zhvillohet në Bukuresht, u shfaq edhe Mërgim Vojvoda.

28-vjeçari theksoi se objektivi është marrja e tri pikëve, ndërkohë që nuk e cilësoi problem faktin që ai dhe shokët e tij do të kenë një stadium kundër në këtë sfidë të rëndësishme.

Lexo edhe:

Rumania ka një ekip shumë të mirë, këtë e kemi parasysh. Mirëpo, ne do të japim gjithçka nga vetja për rezultat pozitiv dhe të tentojmë të sigurojmë kualifikimin në Europian.

Skuadra kundërshtare? E di që keni shumë cilësi dhe lojtarë të mirë, por ne jemi gati…

Ne do të fokusohemi në lojën tonë. Nuk frikësohemi nga publiku, pasi vijmë nga ekipet e mëdha dhe jemi mësuar me gjëra të tilla.

Mjafton ta shihni këtë logo në zemrën tonë, është flamuri i Kosovës dhe ne e përfaqësojmë këtë shtet, dhe askënd tjetër.

Ne jemi Kosova. Jemi të lindur nga lufta dhe do të bëhemi më të fortë se guri”, u shpreh lojtari i Torinos në Serie A.

Rumani-Kosovë do të zhvillohet të martën në mbrëmje (20:45) dhe do të transmetohet live në SuperSport 3.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...