Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

”Jemi për titull”, Abraham tremb rivalët: Dybala? Dy mbretër te Roma

Tammy Abraham i ka idetë e qarta në lidhje me sezonin e ardhshëm. Ai dhe shokët e tij do të luftojnë për t’i dhuruar një tjetër trofe popullit romanist pas suksesit në finalen e Conference League që u zhvillua në Tiranë.

Verdhekuqtë janë përforcuar, në skuadër ka mbërritur edhe Paulo Dybala, një afrim fantastik për Jose Mourinhon. “Tifozët kanë të drejtë të ëndërrojnë, më bukur kështu.

Sa më përket mua, nëse do të thoja se nuk synoj të fitoj titullin kampion, do të thosha një gënjeshtër… E dua unë titullin, e do edhe skuadra. Por për ta realizuar këtë objektiv ne të gjithë duhet të shfaqim në fushë maksimumin e potencialit tonë.

Më pas do të bëjmë llogaritë. Vitin e kaluar fitove trofe, siç shpresoja. Dua të vazhdoj të fitoj me Romën. Duam të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar, duam të rikthehemi të jemi në katërshen e parë.

Dybala? Është privilegj për ne që kemi një lojtar të këtij niveli në skuadër. Do të thotë shumë për fansat dhe shumë për ne, që po ndërtojmë një projekt teknik të profilit të lartë.

Rivalitet me të? Jo, çfarë thoni! Mund të ketë dy mbretër… Unë dua të shënoj një gol më shumë se sezonin e kaluar”, theksoi 24-vjeçari anglez, i cili shënoi 17 gola në sezonin e parë në Serie A.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...