Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

“Jemi të pikëlluar”/ 207 gola me Ajaksin, ndahet nga jeta legjenda e futbollit holandez

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Henk Groot, njuë nga golashënuesit më të mirë të historisë së Ajaksit. Klubi holandez ka dhënë lajmin e hidhur me anë të një postimi në Twitter.

Jemi të pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Henk Groot në moshën 84-vjeçare. Ai luajti 305 ndeshje për Ajax-in dhe shënoi 207 gola. Mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e tij”, shkruan Ajax.

Groot është një nga legjendat e “Harkëtarëve”. Ai luajti me Ajaksin në vitet 1959-1970, duke fituar shtatë trofe, teksa më pas u transferua te Feyenoord, ekip me të cilin fitoi titullin dhe Kupën e Holandës.

12 gola realizoi në 39 ndeshje me kombëtaren holandeze ish-sulmuesi i njohur. Me 207 golat e shënuar me Ajaksin, Groot renditet si golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e klubit nga Amsterdami.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...