Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Jemi të shkatërruar”/ Tottenhami në zi, Conte humbet krahun e djathtë

Është ndarë nga jeta Gian Piero Ventrone, përgatitësi atletik i Tottenhamit. 62-vjeçari ka ndërruar jetë në Napoli mëngjesin e sotëm, pasi vuante nga leucemia, lajm që e ka marrë vesh pak ditë përpara se të shuhej.

Jemi të shkatërruar për vdekjen e trajnerit atletik Gian Piero Ventrone. Do të na mungojë të gjithëve në klub. Mendimet tona shkojnë për familjarët dhe miqtë e tij në këtë moment shumë të trishtë”, shkruan klubi anglez në rrjetet sociale.

Ventrone ishte pjesë e Juventusit në vitet 1994-2004, ai provoi një aventurë si trajner i dytë në Francë tek Ajaccio, teksa si përgatitës atletik punoi edhe te Catania dhe në Kinë (Suning dhe GZ Evergrande).

Conte e mori me vete në Angli në momentin që firmosi me Tottenhamin, teksa italiani ka vendosur të anulojë prononcimin për shtypin përpara sfidës të së shtunës ndaj Brightonit të De Zerbit në transfertë.

Ventrone njihej për motodat e tij “ushtarake” dhe ngarkesat e larta fizike. Pamjet e dy yjeve Harry Kane dhe Son Heung-Min në fazën përgatitore, me dy sulmuesit të sfilitur fizikisht nga ushtrimet intensive, u bënë virale, me kapitenin që volli në fushë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...