Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Jep dorëheqjen shefi ekzekutiv i Barcelonës, ja arsyeja që aludojnë mediet spanjolle

Ferran Reverter nuk është më CEO i Barcelonës, pasi këtë të martë i ka komunikuar presidentit Joan Laporta vullnetin e tij për t’u larguar. Sipas klubit dhe vetë Reverter, arsyet e largimit të tij janë personale dhe familjare. Kjo dorëheqje do të hyjë në fuqi sapo klubi të inkorporojë një drejtues të ri të përgjithshëm.

“Pothuajse një vit më parë vendosa të largohesha nga Gjermania dhe të kthehesha në Barcelonë për arsye familjare, Menjëherë pranova sfidën, që presidenti Joan Laporta më ofroi, të isha shef ekzekutiv i klubit. Këta muaj kanë qenë emocionues dhe falënderoj president për besimin e tij dhe, veçanërisht, entuziazmin dhe kapacitetin e tij drejtues, në mënyrë që Barcelona tani të ketë një ekip drejtues të nivelit të lartë, të aftë për ta ripozicionuar Barçën si një lider botëror.”

Megjithatë, arsyeja e vërtetë e largimit të Drejtorit Ekzekutiv, sipas burimeve të MARCA-s, mund të jetë ekzistenca e mospërputhjeve serioze në marrëveshjen që klubi ka me Spotify për sponsorizimin e fanellës së parë të Barçës dhe mbiemrin e stadiumit.

Kjo marrëveshje duhet të shpallet në orët në vijim. Gjithsesi është zbuluar se kompania do t’i paguajë Barcelonës 280 milionë euro për tri sezone.

Ferran Reverter kishte qenë një person kyç në të gjithë projektin ekonomik të klubit në këto muaj të parë të presidencës së Laportës, kur bëhej fjalë për rigjallërimin e situatës financiare të klubit dhe kërkimin e sponsorëve të ndryshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...