Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Jepet pretenca për Blatter-Platini, vendimi më 8 korrik, akuzohen për korrupsion

Prokuroria zvicerane kërkoi këtë të mërkurë dënimin me 20 muaj burg me kusht për Michel Platini dhe ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, të cilët akuzohen për mashtrim. Blatter dhe Platini po gjykohen për një pagesë prej dy milionë frangash zvicerane (2 milionë dollarë) në vitin 2011 për ish-kapitenin e Francës, i cili në atë kohë ishte në krye të organit qeverisës të futbollit evropian, UEFA.

Kërkesa e prokurorit konsiderohet e butë, pasi për një shkelje të tillë dënimi mund të shkojë deri 5 vjet burg. Prokuroria akuzon Blatterin se ka nënshkruar një faturë për dy milionë frangash zvicerane të paraqitur në FIFA nga Platini në vitin 2011, pothuajse nëntë vjet pas përfundimit të punës së tij si këshilltar i Blatterit.

Platini ishte i punësuar si këshilltar i Blatterit midis viteve 1998 dhe 2002. Ata nënshkruan një kontratë në vitin 1999 për një shpërblim vjetor prej 300,000 frangash zvicerane.

Ata pretenduan se kishin rënë dakord të paguhej edhe një shtesë prej 700,000 frangash kur financat e organizatës do të ishin më të shëndosha.

Prokurori Thomas Hildbrand tha të mërkurën në fjalimin e tij katër orë e gjysmë se marrëveshja për një shumë të tillë pa një procesverbal të shkruar, pa dëshmitarë dhe pa e paraqitur atë në llogari ishte “në kundërshtim me praktikat tregtare” me procedurat e FIFA-s.

Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimin se fatura e nënshkruar ishte për pagesa të prapambetura, duke argumentuar se financat e FIFA-s ishin mjaft të shëndetshme në vitin 1999.

Gjyqi pason një hetim që filloi në vitin 2015 dhe zgjati gjashtë vjet. Gjykata Federale Penale e Bellinzonës do ta japë vendimin më 8 korrik.

Platini, 66 vjeç, konsiderohet ndër lojtarët më të mëdhenj të futbollit botëror. Ai fitoi Topin e Artë, i konsideruar si çmimi më prestigjioz individual, tri herë në mesin e viteve 1980.

Blatter, tani 86 vjeç, iu bashkua FIFA-s në vitin 1975 dhe u bë president i organit qeverisës të futbollit botëror në vitin 1998.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...