Angli

Jesus dhe Sterling me “valixhe në duar”, City rinovon me një tjetër sulmues

Man City drejt rinovimit të kontratës me Riyad Mahrez. Sulmuesi i kampionëve të Anglisë ka ende një vit të mbetur në kontratë dhe klubi anglez nuk dëshiron ta humbasë 31-vjeçarin me parametra zero në të ardhmen.

Dëshira e algjerianit është të vazhdojë karrierën e tij në Etihad Stadium me një marrëveshje afatgjatë për të ardhmen pavarësisht se mosha nuk premton shumë për sulmuesin.

Pep Guardiola e ka sulmuesin të rëndësishëm për skuadrën dhe një marrëveshje e re nuk pritet që të jetë problem. Mahrez përfiton një pagë prej 160.000 paund në javë dhe ai do të ishte i hapur për një rinovim edhe me një pagë më të ulët pasi ish-lojtari i Leicester ka ndërtuar jetën e tij në Manchester dhe së shpejti ai dhe bashkëshortja e tij do të presin fëmijën e parë.

Merkato verore te Kampionët e Anglisë është shumë e nxehtë pasi emra si Gabriel Jesus dhe Raheem Sterling përfliten për një largim të mundshëm nga ekipi. Mahrez u transferua te Man City në vitin 2018 dhe ekipi i Leicester përfitoi një shumë rreth 60 milion paund për sulmuesin. Në sezonin e fundit në premier league ai zhvilloi 28 ndeshje duke shënuar 11 gola dhe asistuar 5 herë për shokët e skuadrës.

 

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency