Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Jeta e Gianluca Viallit, nga Championsi i fundit i Juves te Chelsea si lojtar e trajner

Bota e futbollit sërish në zi. Pas vdekjes së Sinisa Mihajlovic, dhe Pele, këtë të premte në Londër ku ishte shtruar në spital, u shua edhe një tjetër kampion, Gianluca Vialli. Ish sulmuesi i Cremonese, Sampdoria, Juventus e Chelsea, përveçse një bomber i kombëtares italiane, ishte 58 vjeç dhe prej kohësh i sëmurë.

Në 14 dhjetor kishte lajmëruar se i duhej të ndërpriste impenjimet e tij me kombëtaren italiane, ku ishte pjesë e stafit, për t’u përqendruar në betejën kundër një tumori në pankreas. Vialli kishte bërë të ditur se ishte i sëmurë fillimisht në një intervistë në nëntorin e 2018-ës.

Familja e Gianluica Vialli, konfirmoi vdekjen e ish kampionit nëpërmjet një komunikate ku shkruhej: “Me trishtim të papërshkrueshëm lajmërojmë vdekjen e Gianluca Vialli. I rrethuar nga familja u shua mbrëmjen e djeshme pas 5 vjetësh sëmundjeje të përballuar me kurajo e dinjitet. Kujtimi dhe shembulli i tij do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”.

Vialli, në 19 vitet e karrierës si futbollist ka luajtur mes Serise A, Premier League dhe Kupave europiane 673 ndeshje, duke shënuar 259 gola! Me fanellën e kaltër të Italisë u rendit i treti në Botërorin Italia 90, teksa ka luajtur 59 ndeshje me kombëtaren duke shënuar dhe 16 gola.

Si trajner u impenjua në stolin e Chelsea nga 1998 në 2000, ( për 6 muaj ishte njëkohësisht trajner dhe futbollist), teksa drejtoi dhe Watford në sezonin 2001-2002. Në 2015 u përfshi në Hollin e Famës të futbollit italian. Nga nëntori i 2019 ishte bërë pjesë e Federatës Italiane të Futbollit si shef i delegacionit të kaltër, përkrah mikut dhe shokut të sulmit në kohët e Sampdorias, Roberto Mancini.

Arkivi i tij i trofeve është shumë i pasur: Dy tituj kampion (me Sampdorian dhe Juven), një Superkupë Uefa (Chelsea 1998), një Kupë Uefa, (Juventus 1992-1993), dy Kupa Kupash (Samp 1989-1990 dhe Chelsea 1997-1998), një Kupë Anglie (Chelsea 1996-1997), 4 Kupa të Italisë (një me Juventusin dhe tre me Sampin), një Kupë Lige në Angli dhe 2 Superkupa italiane.

Si trajner në drejtimin e Chelseat fitoi edhe një Kupë Anglie dhe një Charity Shield. Gianluca Vialli lë bashkëshorten Cathryn, me të cilën u martua në 2003 dhe dy vajza, Olivian dhe Sofian.

20060723-PORTO CERVO (SASSARI) – GRAN GALA’ PER IL CONCERTO DI GIANNA NANNINI – Gianluca Vialli con la moglie Catherine Withe Cooper alla cena di gala per il concerto di Gianna Nannini organizzata nell’ hotel Cala di Volpe. DAVIDE CAGLIO/ANSA

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...