Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Jeta tjetër e sulmuesit të “Djallit”, reper dhe sipërmarrës në botën e modës

Rafael Leao është një nga emrat më të rëndësishëm në Serinë A. Portugezi fitoi çmimin si lojtari më i mirë i sezonit 2021/2022, teksa udhëhoqi Milanin në fitoren e titullit të 19-të. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndaj Sassuolos, ai dominoi skenën dhe hodhi hapin e fundit për t’u bërë i madh.

Leao mbërriti në Itali në vitin 2019. Ai u rrit në një lagje të vështirë si Barrio do Jamaica në Almada, distrikti Setúbal. Një zonë e varfër ku nuk është e lehtë të jetosh dhe as të mbijetosh.

Përveçse po spikat si sulmuesi i ”Djallit”, Leao po realizon edhe projektit “Way 45”. Në fakt, në fillim të vitit 2021 u publikua regjistrimi i parë i sulmuesit të Milanit, i cili pati mundësinë të vihej në kontakt me muzikën rep franceze gjatë përvojës së tij te Lille.

Revista Outpump i rezervoi faqen e parë sulmuesit të Milanit për numrin e shtatorit:

“Gjithmonë e kam dashur muzikën, por kur mbërrita në Francë fillova ta dëgjoja me shumë kujdes. Shokët e skuadrës si Ikoné më njohën me repin francez. Ato këngë më ndihmuan të mësoja një gjuhë të re, i dëgjoj ende sot. Me kalimin e kohës, pasioni është shtuar, kështu që vendosa të shkruaj, regjistroj dhe publikoj këngët e mia. Brenda dhomave të zhveshjes së Milanit, në javët pas lançimit të albumit tim të parë, dëgjohej vetëm muzika ime.”

Në çdo varg, Leao tregon për jetën e tij, si arriti në majat e futbollit duke u nisur nga një lagje e varfër. Ai ndërthur dashurinë për sportin, talentin e tij, me pasionin për artin muzikor, i frymëzuar nga reperët italianë, por edhe nga “yjet” ndërkombëtarë:

“Gjithmonë përpiqem të dëgjoj gjithçka dhe këdo. Në këtë periudhë, edhe pse tingëllon e çuditshme, herë pas here më ndodh të luaj këngë nga Ed Sheeran. Mendoj se është shumë e rëndësishme të njohësh dhe të kuptosh lloje të tjera këngëtarësh dhe muzikore. Në Milano pata mundësinë të kontaktoj direkt dhe të krijoj lidhje me shumë artistë si: Lazza, Capo Plaza dhe Sfera.”

Muzika është një hobi, jo një investim në të ardhmen:

“Muzika do të vazhdojë të jetë një kënaqësi, nuk e jetoj dhe nuk do të bëj muzikë me qëllimin për të fituar para. Nuk është punë. Për markën time, megjithatë, diskursi është ndryshe”.

Leao krijoi gjithashtu markën e veshjeve të rrugës “Son is son”:

“Fëmija është fëmijë, qoftë 20, 30 apo 50 vjeç, është metaforë, do të thotë që mund të ikësh nga lagjja jote, por lagjja jote nuk të lë. Më është rrënjosur pasioni për modën nga babai. Kur më duhej të dilja nga shtëpia, më bënte gjithmonë të ndaloja para pasqyrës, donte që të kontrolloja veten, të kujdesesha për pamjen time. Mamaja ime ishte parukiere, por ishte ai që m’i preu flokët. Kur isha fëmijë, i kam mbajtur të gjata, e kujtoj akoma ditën kur në shkolle më kujtuan se isha vajzë. U ktheva tek babai dhe ai m’i preu menjëherë.”

Në Milano, një nga kryeqendrat e modës në botë, Leao përpiqet të krijojë markën e saj:

“Gjithmonë kam dashur të krijoj markën time dhe këtu në Itali kam fatin të flas shpesh për modën, të marr pjesë në javët e modës. Hap pas hapi, po përpiqem të krijoj një hapësirë ​​në këtë treg me çmime të arritshme për të gjithë. Jam i vetëdijshëm se çfarë do të thotë të punosh shumë për të fituar para dhe jam i lumtur që rrobat e mia mund t’i blejë kushdo që i do.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...