Kosovë

Jetmir Topallaj: Kam shijuar çdo moment në Kombëtare, shpresoj të shënoj në kualifikuese

Një gol i anuluar për pozicion jashtë lojë dhe një mundësi e humbur në fund. Jetmir Topallaj, sulmues i Istanbulsporit, duket të presë akoma për të shënuar golin e parë me fanellën e përfaqësueses së Kosovës. Në intervistën pas ndeshjes së barazuar 1-1 me Ishujt Faroe, sulmuesi premtues u shpreh:

“Prej momentit që km marrë ftesën e Kosovës e kam shijuar çdo çast, jemi munduar të japim më të mirën nga cilësitë tona. Duke pasur parasysh që kemi bërë pak stërvitje bashkë është shumë e vështirë, por jemi munduar që në këto dy ndeshje të japim maksimumin.”

Mungesa e fitoreve: “E di që rezultatet nuk kanë qenë të kënaqshme, sepse ne duhet t’i fitonim këto dy ndeshje, sepse ishin miqësore zyrtare që do të na rritnin në renditjen e UEFA-s, por kështu ndodhi dhe duhet të punojmë shumë që të fitojmë.”

“Flirti” me golin: “Te them të drejtën, kur shënova, sikur me ra në kokë, duke menduar që shënova golin e parë me Kosovën, por ja që ishte pozicion jashtë loje. Ndoshta do të vijë në një moment tjetër, pse jo në kualifikuese. Patjetër që ndihem keq, sepse po të kisha shënuar në fund do të kisha bërë krenar dardanët, familjet tona dhe njerëzit që ishin duke në parë.”

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency