Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Jetoj i mbyllur në shtëpi, nuk njoh më veten!”, ish-sulmuesi i Italisë në depresion!

La futbollin që në 2016 për t’u rikthyer më pas në 2020, për ta lënë sërish pasi i rrinte ngushtë dhe nuk e bënte më të lumtur.

Në futboll ka shumë rregulla dhe mua nuk më pëlqejnë , unë dua të jem i lirë“, shprehej kohë më parë.

Por, edhe tani, italo-argjentinasi Pablo Daniel Osvaldo, 38 vjeç, ish-sulmues i Interit, Juves, Romës, Fiorentinës dhe kombëtares italiane, nuk po ia kalon mirë në aspektin personal.

Osvaldo pranoi se vuan nga depresioni, teksa në një video të postuar në Instagram shpërtheu në lot.

Ndjej nevojën të them se prej kohësh luftoj kundër depresionit! E ndjej që jeta po më rrëshqet nga duart…

Doja ta ndaja me ju që po kurohem tek një psikiatër! Jetoj i mbyllur në shtëpi, nuk ia dal të bëj asgjë që të jetë sadopak produktive.

Lexo edhe:

Ua them këtë pasi besoj se është mënyra më e mirë që të shërohem vërtet dhe të ndaj atë që po kaloj.

U largova nga njerëzit që më donin dhe që më duan ende shumë. Varësitë më kanë hequr dëshirën për të parë familjen apo të ndaj gjëra me fëmijët e mi.

Isha një futbollist elite, një përson ndryshe dhe plot besim. Sot nuk e njoh veten, e kam të vështirë të dal nga kjo situatë”.

Osvaldo, me një të kaluar sentimentale të trazuar, në video u shfaq i hidhëruar për fundin e lidhjes së tij të fundit, atë me prezantuesen televizive Daniela Ballester.

Me vjen keq për Danielën dhe familjen e saj, i kam bërë të vuajnë me zgjedhjet e mia“.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...