Serie A

“Jo, faleminderit”/ Bie pista Akanji, Interi synon mbrojtësin e Lazios

Interi është tërhequr nga Manuel Akanji pas refuzimit të Borussia Dortmund për ta huazuar në Serie A. Qendërmbrojtësi i kombëtares zvicerane vlerësohet 15 milionë euro nga verdhezinjtë gjermanë, por Interi e tentoi në huazim.

Forcat janë përqendruar te Francesco Acerbi, një lojtar që trajneri Simone Inzaghi e njeh mirë pasi ka punuar me të te Lazio. Presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotito është i hapur për huazimin e 34-vjeçarit te nënkampionët e Italisë.

E vetmja çështje që duhet zgjidhur lidhet me kushtet e huazimit. Interi e do lojtarin italian në huazim me të drejtë blerjeje, por te Lazio insistojnë në huazimin me detyrim blerjeje.

Gjithsesi, bisedimet mes dy klubeve vazhdojnë dhe së shpejti pritet të arrihet marrëveshja zyrtare për rikthimin e Acerbit në Milano, por tashmë në pjesën zikaltër dhe jo kuqezi.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency