Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Jo faleminderit”/ Jo vetëm tifozët e Realit, francezin s’e duan as arabët

Real Madrid shpenzoi 50 mln euro për Ferland Mendy në verën e vitit 2019, duke e transferuar nga francezët e Lyonit. Pavarësisht se e nisi shumë mirë aventurën në “Santiago Bernabeu”, mbrojtësi i majtë nuk e mbajti ritmin dhe nuk ia doli të fitonte zemrat e tifozëve.

Lexo edhe:

Vitet e fundit nuk ka luajtur shumë, dhe tani nuk bën më pjesë në planet e së ardhmes së klubit të famshëm. 28-vjeçari vuajti në miqësoren përballë Barcelonës, sfidë të cilën “Los Blancos” e humbën 3-0.

Francezi nuk e përballoi dot bashkëpatriotin e tij Ousmane Dembele. Tifozët e Realit nuk e duan dhe kanë ndërmarrë një nismë në Twitter, duke ua ofruar lojtarin gjithë klubeve saudite.

Por vetëm heshtje dhe refuzim pas “reklamës” së tifozëve spanjollë… I vetmi klub nga Arabia Saudite që reagoi pas “ofertës” së tifozëve të Realit ishte Al-Fateh.

Që e mori me shaka këtë propozim nga mbështetësit e Realit, teksa u përgjigj: “Faleminderit, por mund ta mbani në ekipin tuaj”…

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...